AKTUALITET, 19 Janar 2019, 11:40

"Paguhesh me taksat e mija", Rama-studentes: Suksese dil jashtë!

"Paguhesh me taksat e mija", Rama-studentes: Suksese dil jashtë!

Incident në Qytetin Studenti ku po prezantohet projekti i Kampusit të ri të Universitetit.

Një studente i ndërpreu fjalën kryeministrit Rama në momentin kur ai po thoshte se dëshironte të bënte të gjitha gjërat menjëherë por nuk mund të bëhen.

Në këtë moment studentja u ngrit për të debatuar.

"Paguhesh me taksat e mija" dëgjohet studentja të thotë dhe kryeministri Rama i tha "Suksese tani dil jashtë"

Ndërsa vajza po largohej Rama shprehet: Tashti ti del jashtë dhe ne vazhdojmë punën.

Sepse ju keni të gjitha të drejtat të ngrini probleme por nuk mund të përmbysni historinë e bashkëjetesës mes njerëzve që ka norma të padiskutueshme, ndërprerja e tjetrit kur flet apo prishja e një bashkëbisedimi është mungesë aftësie për të bashkëjetuar në demokraci.