AKTUALITET, 19 Janar 2019, 11:24

LIVE/ Nis Këshilli Kombëtar i PD, Basha: Viti i betejës

LIVE/ Nis Këshilli Kombëtar i PD, Basha: Viti i betejës

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ku kryetari i kësaj force dhe lideri i opozitës Lulzim Basha ka bërë një rezyme të axhendës.

Ai tha se së pari do përcaktohet dita e nisjes së aksioni opozitar për largimin e kryeministrit Edi Rama. Basha përsëriti disa herë fjalën sfida për 2019-ën dhe theksoi se ky është viti i betejës.

E para është diskutimit dhe miratimi për nisjen e aksionit opozitar për largimin e Edi Ramës.

Këtë vit do të ballafaqohemi me sfida të mëdha që nga rrënimi i Shqipërisë tek degradimi i Edi Ramës. Ky është viti i betejës.

Ky është një vit ku duhet të ndeshemi me domosdoshmërinë e garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Dekriminalizmi i zgjedhjeve është objektivi parësor për të ardhmen e vendit. Ndërkohë që zgjedhjet lokale afrojnë, qeverisja kontrollohet totalisht nga krimi ndaj Edi Rama refuzoi propozimin për vettingun në politikë. Këtë vit Shqipëria rrezikon seriozisht mosmarrjen e statusit në verë”, deklaroi Basha.