TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas lajmit se shqiptari që vrau e hodhi në det studenten greke, ishte përfshirë në një tjetër ngjarje të rëndë vetëm 24 orë pas të parës, vjen dëshmia e vajzës së dhunuar.
“Protothema” ka botuar sot dëshminë e vajzës me aftësi të kufizuara, e cila u dhunua seksualisht nga shqiptari Aleksandër Luca, në bashkëpunim me një 23 vjeçar rom, i cili është tashme i arrestuar.
Denoncimin për këtë ngjarje e kanë bërë prindërit e vajzës, ndërkohë që vajza ka rrëfyer për policinë se çfarë ka ndodhur.
“Ai më ftoi që të udhëtonim me makinë për të dëgjuar muzikë. Kur mbërritëm te klubi më rrahu dhe më detyroi të bënim seks. Unë bërtita, “ju lutem me lëshoni’. Por ata me rrahën dhe kërcënuan dhe me çuan poshtë në plazh, te banjat publike. Aty të dy më qëlluan dhe dhunuan” – ka thënë vajza, në një dëshmi për Ant1.
Sipas policisë, përdhunimi i vajzës 19-vjeçare u bë më 1 dhjetor, ndërsa për fat të keq Eleni Tolapoudis u gjet e vdekur më 28 nëntor.