AKTUALITET, 19 Janar 2019, 12:25

LAJM I FUNDIT/ Ish-presidenti Nishani merr postin e rëndësishëm në PD

LAJM I FUNDIT/  Ish-presidenti Nishani merr postin e rëndësishëm

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së janë miratuar dhe disa nga emrat e propozuar nga Basha për të marrë poste të rëndësishme në drejtimin e Partisë.

Ish-presidenti Bujar Nishani është zgjedhur Kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Po ashtu mësohet se Halim Kosova është zgjedhur Kryetar i Komisionit të Integritetit dhe Etikës.

Jemin Gjana është zgjedhur Kryetar i Komisionit Zgjedhor në PD.

Arben Ristani është zgjedhur si Kryetar i Komisionit të Apelimit, ndërsa Alfred Rushaj Kryetar i Bordit Financiar.

Ndërkohë që në mbledhjen e Këshillit janë konfirmuar në postin e nënkryetarit Edi Paloka dhe Edmond Spaho.