TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga hetimet disa javore të ndjekura nga Seksioni kundër krimit ekonomik dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë pas informacione të siguruara në rrugë policore, u bë realizimi i operacionit “Fake grains” me arrestimin e shtetasve A.N. vjeç 50 dhe E.B. vjeç 34, banues në Tiranë.
Këta shtetas në Lezhë, u kapën me mjetin e tyre me një sasi artikujsh për t’i tregtuar në lokalet e qytetit të Lezhës.
Malli i bllokuar dyshohet pa asnjë dokument shoqërimi apo faturë tatimore, me vula e stampa të falsifikuara, pasi të drejtën e pronësisë së tregtimit të asaj marke e ka një shoqëri tjetër tregtare e regjistruar.
Veprat penale që akuzohen janë: “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, “Manipulin i tregut” dhe “Falsifikim i vulave e stampave.