AKTUALITET, 19 Janar 2019, 10:44

VIDEO/ Daçiç befason Putinin. I këndon “Kalinkën”

VIDEO/ Daçiç befason Putinin. I këndon

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Da çiç ka përsëritur një tjetër performancë muzikore para miqve të rëndësishëm në Beograd.

Në darkën zyrtare të shtruar për nder të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në Pallatin Serbia, ai këndoi këngën e famshme ruse “Kalinka” dhe “Rjabinushka” këngë tradicionale të kënduar nga Ushtria e Kuqe.

Da çiç ka pritur me këngë edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama kur në 2014-ën shefi i diplomacisë serbe i kishte kënduar “O sole mio”. Me këngën “Osman Aga”, Da çiç po ashtu ka pritur dhe presidentin eTurqisë Recep Tayyip Erdogan, kur ky i fundit vizitoi Beogradin.