AKTUALITET, 6 Prill 2019, 22:35

Veliaj tregon detaje nga jeta familjare: Ajola më heq vetullat

Veliaj tregon detaje nga jeta familjare: Ajola më heq vetullat

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte i ftuar sonte në emisionin “Mos i fol shoferit”. Përveç çështjeve politike,moderatorja Rudina Dembacaj nuk nguroi ta ngacmonte Veliajn edhe në lidhje me jetën e tij private.

“A bën dush në mengjes apo në darkë?”- e pyeti Rudina.

“Në mëngjes, në darkë bej dush vetëm nëse bëj kalçeto,”- tha kryebashkiaku.

“Ndonjë qime vetulle e heq?”- vijoi moderatorja.

“Ajola m’i heq…sidomos kur me del ndonjë e gjatë kështu si unicorn,”- u përgjigj Veliaj duke qeshur.