AKTUALITET, 6 Prill 2019, 22:19

‘Gruan e parë e kam për shpi, ti je për qejf!’, Anxhela Peristeri tregon propozimin epik për martesë

‘Gruan e parë e kam për shpi, ti je për qejf!’,

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka bërë një deklaratë të rrallë, ku ka treguar se ajo kishte qenë duke kënduar në një dasmë në Maqedoni, ndërkohë të nesërmen në një mënyrë mjaft të papritur kishte marrë propozimin për martesë nga dhëndri.

Gjatë një interviste në emisionin “Thumb”, Anxhela tha se dhëndrin e kishte takuar të nesërmen e dasmës në një supermarket.

“Në Maqedoni burrat marrin edhe dy gra ndonjëherë. Dhëndrin e martuam një ditë para, ditën tjetër e pashë në supermarket. Ku je o loçkë më tha mua, do të të mbaj në pëllëmbë të dorës, mbretëreshë do të të kem, të martohemi bashkë? I thashë, po ti dje u martove! S’ka gjë tha, ajo është për shpi, ti je për qejf!”

Anxhela u pyet gjithashtu nëse është apo jo e lidhur me këngëtarin e njohur Mateus Frroku, Anxhela ka deklaruar se nuk ka asgjë mes tyre dhe se janë thjesht dy kolegë të mirë.