AKTUALITET, 6 Prill 2019, 20:08

Karim Benzema përmbys Eibarin në pjesën e dytë dhe qetëson Zidan

Karim Benzema përmbys Eibarin në pjesën e dytë dhe

U duk se Reali do të mbetej në krizë, pasi pjesa e parë e ndeshjes me Eibarin, e vlefshme për javën e 31-të të La Ligës, u mbyll me avantazhin e miqve, 0-1. Kardona ndëshkoi madrilenët në fundin e pjesës së parë.

Për të “shpëtuar” Realin ka menduar sulmuesi francez, Karim Benzema, i cili realizoi dy herë në pjesën e dytë, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Një fitore që i jep qetësi skuadrës dhe veçanërisht trajnerit Zinedin Zidan, pas humbjes në ndeshjen e kaluar me Valencian.

Reali mban vendin e tretë në kampionat, me 60 pikë të grumbulluara. Vendi i dytë, që mbahet nga Atletiko, që luan në fushën e Barcelonës këtë javë, është dy pikë larg tashmë.