AKTUALITET, 6 Prill 2019, 20:58

Goleadë e Bajernit ndaj Borusias, bavarezët rimarrin kreun

Goleadë e Bajernit ndaj Borusias, bavarezët rimarrin kreun

Bajerni i Mynihut ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 Borusian e Dortmundin që është edhe rivalja kryesore në betejën për titullin në kampionatin gjerman e bavarezëve.

Skuadra e Bajernit nuk e ka vënë në diskutim marrjen e tri pikëve në këtë duel vendimtar, e madje ka realizuar edhe goleadë.

Fillimisht Humels, dopietë e Levandovskit, Martinez e Gnabri kanë qenë autorët e golave për skuadrën që kryeson Bundesligën.

Pavarësisht fitores së thellë në sfidën e sotme të bavarezëve, diferenca mes dy ekipeve është vetëm një pikë dhe beteja për kreun do të vazhdojë.