TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora. Teksa po fliste për ato që ai i quan arritje në punën e tij në bashki, komentuesit mendonin të kundërtën në komentet e tyre.
Shumë qytetarë kanë vërshuar me komente ku akuzojnë Veliajn se ka mbushur Tiranën me pallate. Në të gjitha rrjetet sociale shihen disa komente që Veliaj komplimentohej për punën, ku vihej re se komentet ishin copy-paste. Ndërsa komente të tjera ishin negative, ku qytetarë të pacensuruar shprehin mllefin e tyre.
Kujtojmë që komentet në Youtube nuk mund të censurohen dhe këtë herë propaganda e bashkisë ka dështuar, duke mos arritur që të tregonin imazhin e mirë të kryetarit, Veliaj.
Koment 1: dun me bo vetem kulla…. se ska lagje tirona qe mund ti zhvillojn
Koment 2: do me heq teatrin… pallatin e kultures edhe muzeun kombtar i kam von vizen edhe kti edhe ati qe me ka bo block
Koment 3: Si bagazh po heq gjith hapsirat e gjelbra dhe del ktu si mami bukur.