TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi ka mposhtur Milanin 2-1 në një sfidë mjaftë të bukur dhe spektakolare e vlefshme për javën e 31-të të Seria A. Kanë qenë milanezët që kanë realizuar të parët, me anë të Piatek në të 39’. Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e kuqezinjve që nuk administrojnë siç duhet ndeshjen në fraksionin e saj të dytë.
“Zonja e vjetër” duket se e ka zgjidhur gjithçka në pjesën e dytë për ta kthyer në favorin e vet. Fillimisht Dibala ka barazuar me penallti në të 60’. Por kur kaluan 24 minuta lojë, talenti premtues dhe një nga zbulimet e Sertia A këtë sezon, Moise Kin, shënon golin e dytë dhe të avantazhit për juventinët duke e mbyllur sfidën 2-1 në favorin e bardhezinjve.
Pas kësaj ndeshje, Juventusi është në vend të parë, e madje me një diferencë prej 21 pikësh nga skuadra e Napolit që mban vendin e dytë. Kurse Milani me humbjen e sotme është në vendin e katërt dhe ka 52 pikë, 4 pikë më pak se Interi që mban vendin e tretë.