TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike përqafon modelin konservator britanik për votimin e kandidatëve nga anëtarësia, e cila do të kalojë në tri faza.
Në fazën finale të përgatitjes së modelit të përzgjedhjes së kandidatëve të PD, mësohet se ndodhen në Tiranë prej dy ditësh Davis Jones, Kryevlerësuesi i Komitetit të Seleksionimit të Kandidatëve të Partisë Konservatore Britanike dhe Joy Morrissey, ish kandidate konservatore për Bashkinë e Londrës.
Sipas PD, përfaqësuesit e lartë të Partisë Konservatore Britanike po i gjenden pranë me eksperiencën e konservatorëve britanikë në procesin e përzgjedhjes se kandidatëve demokratë për zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Seleksionimi i kandidatëve të PD, do të bazohet në tre faza kyçe:Ngritjen e komisionit të seleksionimit të kandidatëve; Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë; Procesin e seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia.
Sipas PD, asnjë forcë politike në Shqipëri nuk ka zbatuar këto standarde perëndimore që e bëjnë procesin e seleksionimit të kandidatëve në Partinë Demokratike një proces transparent, demokratik dhe të bazuar në meritë. Ndër të tjera PD shprehet se përzgjedhja do të jetë një Vetting brenda vetë partisë, i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandidatëve më të përshtatshëm që do ta përfaqësojnë në parlament dhe në pushtetin lokal.