AKTUALITET, 6 Prill 2019, 21:08

‘Vetëvrasje’ e Partizanit, Luftëtari jep leksion në Tiranë

‘Vetëvrasje’ e Partizanit, Luftëtari jep leksion në

Luftëtari ka befasuar Partizanin në shtëpi, duke e mundur për herë të tretë brenda pak ditësh. Dy fitoreve të arritura në Kupë, i është shtuar një tjetër fitore (1-3), këtë radhë e arritur në kampionat. Të besuarit e Ahmatajt, kanë përmbysur golin e shpejtë të shënuar nga Duka, duke dalë nga takimi me pikë të plota.

Heroi për gjirokastritët, ka qenë sulmuesi Dunga i cili ka arritur të realizojë 3 gola në këtë takim, nga të cilët njërin më të bukur se tjetrin. Me këtë fitore, Luftëtari ka arritur të shkëputet sërish në 7 pikë nga vendi i fundit që mbahet nga Kastrioti, ndërkohë që ka edhe 4 pikë më shumë se Tirana. Nga ana tjetër, Partizani ka shpërdoruar mundësinë për t’u shkëputur me 12 pikë nga Kukësi.

Partizani – Luftëtari 1-3

Duka 4′ / Dunga 39′, 45′, 74′