AKTUALITET, 6 Prill 2019, 20:43

Drejtori i "Zërit të Amerikës" sulmon ashpër Ramën: Ka minuar drejtësinë, është i korruptuar dhe autoritar

Drejtori i "Zërit të Amerikës" sulmon ashpër


Drejtori për Euroazinë në ‘Zërin e Amerikës’, Elez Biberaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në një fjalimin që ka mbajtur në ceremoninë e 110 vjetorit të gazetës ‘Dielli’, Biberaj deklaron se Rama po qeverisë i pasfiduar edhe pse qeverisja është e dobët dhe korrupsioni është përhapur thellë.

Ai e konsideron Kryeministrin e Shqipërisë, një njëri autoritar, të korruptuar dhe jo transparent, shton se ndër të tjera Rama ka minuar institucionet e pavarura dhe gjyqësorin e ka mbushur me njerëz besnikë, duke përdorur reformën në drejtësi.

“Pas fitores me një shumicë dërmuese në zgjedhjet e vitit 2017, Kryeministri Edi Rama qeveris i pasfiduar. Por sundimi i tij është dëmtuar nga qeverisja e dobët, korrupsioni i përhapur thellë, keqadministrimi ekonomik, dhe stili i tij i udhëheqjes ka krijuar shumë kundërshtarë. Siç ka ndodhur edhe me disa udhëheqes të tjërë europiano-lindorë, Rama është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent. Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën. Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet tek kleptokracia, duke dhënë pa tendera, kontrata me vlerë qindra milionë dollarëshe për kompanitë pranë qeverisë. Marrëdhëniet klienteliste mes zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të njohur kanë deformuar procesin vendimmarrës të qeverisë, duke shkelur rregullat bazë të lojës, duke prishur konkurrencën në treg dhe duke u hequr qytetarëve të zakonshëm çdo mjet përmes së cilit ata do të mund të ndikonin në sjelljen e ndryshimeve”, deklaron ai.

Elez Biberaj ka komentuar edhe situatën e shtypit në Shqipëri, që me ardhjen e Ramës në pushtet është bërë më pak i lirë dhe më pak i pavarur. Akzuat e tij vijnë pas sulmeve që ka pasur Rama për ‘Zërin e Amerikës’ duke e quajtur “kazan” dhe zëdhënës së shtypit shqiptar.

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2019/04/08/i-korruptuar-autoritar-arrogant-rama-i-pergjigjet-elez-biberajt-ku-i-ke-provat-qe-jam-i-korruptuar/