TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Biznesmeni i suksesshëm, Agron Shehaj i cili ka ndërtuar një akademi digjitale falas që u shërben qindra të rinjve të aftësohen e profe,sionalizohen pë në tregun e punës, është ftuar në selinë e gjigandit “Google” në New York. Prej andej, Shehaj njofon se ka marrë mbështetjen dhe ndihmën e Google që do t'i sjellë përfitime të jashtëzakonshme Akademisë ku po studiojnë e mësojnë të rinjtë.
“Jam i lumtur që Link Academy do të ketë nga tani e tytje mbështetje dhe ndihmë nga Google. Në selinë e Google në New York u ftuam si partnerë të denjë për të ndarë histori suksesi e eskperienca të shumta. Në më pak se një vit, Link Academy ka trajnuar falas qindra të rinj në fushat e kodimit, marketingut dixhital, menaxhimit të rrjeteve sociale, përdorimit të produkteve dhe shërbimeve profesionale të kompanive Google, Facebook dhe Microsoft.
Bashkëpunimi me Google është një hap i madh me përfitime të jashtëzakonshem për një institucion që e krijuam me misionin për të aftësuar të rinjtë shqiptarë me dijet më të fundit në fushën e teknologjisë për të qenë konkurues në epokën tërësisht dixhitale ku po shkon bota”, shkruan Shehaj.