TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mosdekretimi i ligjit që i hap rrugë ndërtimit të një teatri të ri nga ana e Presidentit Ilir Meta solli reagimin e kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili e quajti atë një skenar të qepur keq.
Sot pas dy ditësh gjatë inaugurimit të bllokut të banimit në zonën e njohur si ish-NSHRAK-u, kryebashkiaku Veliaj risolli edhe një herë çështjen e Teatrit Kombëtar, duke u përplasur sërish me Presidentin.
Ai tha se të gjithë ata njerëz që refuzojnë dhe kundërshtojnë ndërtimin e Teatrit, kundërshtojnë në tërësi progresin dhe modernizimin e Tiranës.
“Gjërat ndryshojnë se preken. Në një qytet filozofia nuk mund të jetë mos ma prek atë, mos ma prek këtë, por vër dorë, ndryshoje, rregulloje, modernizoje; kjo e çon para qytetin. E njëjta gjë edhe me historinë e teatrit. E dini pse thonë: mos ma prek? Sepse e dinë që po e prekëm ajo do dalë një vepër e mrekullueshme. E dinë se po vumë dorë, ajo do dalë një xhevahir. E dinë se po filluam ndërtimin e teatrit të ri, do të jemi të pandalshëm në modernizimin e Tiranës. Kjo është arsyeja e vërtetë. I tremben sepse çdo gjë që prekim me dorë, del më mirë”, tha Veliaj.