AKTUALITET, 29 Korrik 2018, 17:19

Basha për Ramën: Kush e gjen gjëagjëzën e Edvingut, fiton një Toyota Yaris

Basha për Ramën: Kush e gjen gjëagjëzën e Edvingut,

Lulzim Basha ka bërë një tjetër ironi me Edi Ramën. Pas oktapodit, pushtetin e tij e simbolizon me fole gjarpërinjsh.

Sipas kryedemokratit, Edi Rama ka bashkuar qeverinë me krimin e organizuar dhe gjyqësorin e korruptuar.

Më pas, Basha shkruan se kush e gjen gjëagjëzën e postuar nga ai në Facebook, fiton një Toyota Yaris.

Postimi i Lulzim Bashës: 

Gjëagjëzë Edvingu:

Kush i lidh e i mban bashkë:

një trafikant të dënuar droge me vëllain Ministër të Brendshëm PLUS

një gjyqtar që e shpëton nga ekstradimi ortakun e trafikantit të drogës PLUS

komisionerët e vettingut që e shpallin këtë gjyqtar të përshtatshëm për të vazhduar detyrën?!

Kush gjen përgjigjen e saktë, fiton Toyota Yaris.