AKTUALITET, 29 Korrik 2018, 14:11

Radhë kilometrike në doganën e Kapshticës, pala greke punon me një sportel

Radhë kilometrike në doganën e Kapshticës, pala greke punon

Radhë të gjata me automjete janë krijuar në doganën e Kapshticës nga ana e tokës greke.

Shkak për këtë ngarkesë është bërë puna me sportele të reduktuara nga pala greke pasi po punohet me një sportel.

Si pasojë e radhëve kilometrike dhjetra automjete janë në pritje prej disa orësh dhe për të shmangur radhët e gjata, nga pala shqiptare janë hapur 5 sportele.