TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sezoni turistik në Shqipëri, vjen gjithmonë edhe me një rritje absurde çmimesh. Lajmet për fatura të kripura, dhe jashtë normales jemi mësuar ti shohim nga jugu i vendit, ku të gjithë u habitën me omletën që kushtonte 800 lekë të reja, në një prej lokaleve të njohura në Dhërmi.
Por mesa duket edhe në qytetin e Durrësit ka pasur pronarë lokalesh që janë tunduar nga rritja e çmimeve. Nëse një makiato ka mesatarisht një çmim prej 80 lekësh, në një prej bareve të qytetit të Durrësit ajo kushton 220 lekë. Faturën e ka bërë publike portali “JOQ”, ndërsa komentet e qytetarëve kanë qenë të shumta.