AKTUALITET, 29 Korrik 2018, 18:59

Zyrtarja e LSI shpërthen keq ndaj Edi Ramës për kullat te Teatri

Vazhdojnë akuzat ndaj Erion Veliaj dhe Edi Ramës për projektin e tyre të ndërtimit të kullave tek Teatri Kombëtar.

Pasi presidenti Ilir Meta rrëzoi ligjin e Edi Ramës të miratuar nga mazhoranca, akuzat kanë qenë të ndërsjellëta.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të LSI-së, Elona Guri i ka bërë një mesazh kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

‘S’ka më mërgatë qyqesh, ka mbetur mërgata e mizave të mutit.

Lali mos harxho tu premtosh shtëpia tek kulla gjithë mizave të Edi Ramës se s’ka dorë dhe litar që e zgjidh këtë çështje.

Të zhytur thellë jeni, por ndonjëherë përdorni edhe duart për të dalë’, shkruan Elona Guri në Facebook.

Image