TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arsyeja pse 37-vjeçari Ylli Luka goditi me makinë një punonjës policie mbrëmjen e djeshme në Kuçovë ishte sepse disa persona i kishin ngacmuar bashkëjetuesen.
Pas debatit që ishte krijuar kishte ndërhyrë dhe policia. Në debat e sipër, Luka i tensionuar i ka hipur makinës dhe ka përplasur policin.
Pas aksidentit, ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Policia është vënë në ndjekje të tij, dhe ka arritur ta prangosë vetëm pas 30 minutash, teksa ai po tentonte të dilte nga qyteti i Kuçovës.
37 vjeçari, banues në Nikël, në Fushë-Krujë ishte i dënuar më parë, ndërsa punonjësi i policisë ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën