AKTUALITET, 27 August 2026, 10:55

Avokati i Agasit: E turpshme që nuk jemi njohur me dosjen. Ishte takimi i parë me klientin, po na mohohet një e drejtë ligjore

Avokati i Ergys Agasit, Maksim Haxhia, ka folur sot për mediat para ambienteve të bllokut të sigurisë, ku mbahet i izoluar klienti i tij.

Biznesmeni është i akuzuar në dosjen e AKSHI-t, teksa avokati i tij kërkon të njihet me dosjen, sepse sipas tij, përndryshe nuk mund të ngrenë pretendime.

“Ky është një takim i parë që përgatitemi për procesin lidhur me verifikimin e masës që është arrest me burg. Ne duam dosjen.

Është e turpshme që edhe pas kaq shumë kohësh, edhe pse kemi bërë kërkesë, i jemi drejtuar ILD që na është mohuar një e drejtë, sepse pa dosje nuk mund ngremë pretendime”, tha avokati.