AKTUALITET, 2 Gusht 2018, 18:27

Vdes i moshuari, dy aksidente të rënda në pak minuta

Vdes i moshuari, dy aksidente të rënda në pak minuta

Dy aksidente të rënda me pasojë njerëzore kanë ndodhur në minutat e fundit fillimisht në aksin Shupenzë-Peshkopi, një aks që njihet për aksidentet e shumta rrugore për shkak të vështirësive që paraqet ky segment si edhe në fshatin Grezhdan po të Peshkopisë

Në aksidentin e parë të ndodhur në aksin Shupenzë-Peshkopi, një automjet që lëvizte në këtë aks, ka përplasur një këmbësor të moshuar duke e lënë të vdekur në vend.

Në ngjarjen e dytë të ndodhur në fshatin Grezhdan, por një automjet ka përplasur një këmbësor me inicialet A.I, duke e lënë të plagosur rëndë.

Ky është aksidenti i tretë që ndodh ditën e sotme në këtë zonë të Shqipërisë, ku më herët një makinë doli nga rruga pranë Bulqizës në aksin rrugor Qafë-Bualli –Krastë.

Ku një makinë tip “Land Rover” me të cilën udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga duke rënë në greminë, ku për pasojë humbi jetën një 60-vjeçar, ndërsa u plagos rëndë një i ri.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Shupenzë-Peshkopi, pranë fshatit Vojnik, shtetasi J.K, duke drejtuar automjetin tip furgon ka përplasur këmbësorin shtetasin I.B. rreth 70 vjeç i cili ka humbur jetën.

Pranë fshatit Grezhdan, Maqellarë, shtetasi E.P, duke drejtuar automjetin tip Benz, ka përplasur këmbësorin shtetasin A.I, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidenteve të jetë lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna në orët e fundit.

Grupet hetimore ndodhen në dy vend ngjarjet ku kanë ndodhur aksidentet dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të tyre.

Policia e Dibrës ju lutet të gjithë drejtuesëve të automjeteve të repektojnë normat e shpejtësisë dhe rregullat e qarkullimit rrugor, të mos bëhen burim aksidenti për veten e tyre dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.