AKTUALITET, 2 Gusht 2018, 16:29

PD: Biznesi i lojërave të fatit kontrollohet nga familja Rama

PD: Biznesi i lojërave të fatit kontrollohet nga familja Rama

Dekreti i Presidentit Ilir Meta, për të kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin për lojërat e fatit, nga ngjallur një debat politik. Partia Demokratike i kërkoi Ministsat dhe pse prej 3 vjetësh shtyhet zbatimi i ligjit për mbylljen e tyre.

E vërteta është se ndryshimet ligjore favorizojnë Lotarinë Kombëtare, kompani e cila do të përfitojë nga lehtësitë në taksim, njësoj siç përfitojnë bizneset e tjera të bixhozi që nga viti 2015. Ndërkohe që,

biznesin e vogël e falimenton duke e futur në skemën e TVSH, fatura e ujit është rritur me 40%, energjia elektrike është rritur me 30% dhe çdo biznesi i janë shtuar shpenzimet me 23 %, i vetmi sektor ku qeveria bën lehtësira, që kur ka ardhur në pushtet, është sektori i bixhozit. Ka një arsye pse bixhozi sot është 4 fishuar: Ky është një biznes që kontrollohet nga familja e kryeministrit Edi Rama dhe krimi i organizuar me të cilin qeveris”, tha Fatbardha Kadiu, deputete e PD-së