AKTUALITET, 2 Gusht 2018, 11:56

“Shqiptarët nuk do lënë asnjë qindarkë në kumar”, Vasili i kujton Ramës deklaratat: Paturpësi!

“Shqiptarët nuk do lënë asnjë qindarkë në

Kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili i jep të drejtë Presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit për lojërat e fatit në Kuvend.

Vasili i kujton kryeministrit Edi Rama deklaratat e bëra në vitin 2013 gjatë operacionit “Fundi i marrëzisë” për mbylljen e lojërave të fatit, ndërsa e quan paturpësi pa kufi. Ai thotë se qëllimi i tij ishte krejt tjetër, jo mbyllja.

STATUSI I VASILIT

Ligji i lojërave të fatit dhe kryeministri që nuk e njeh turpin!!!

Ligji për lojërat e fatit (bixhozit) u kthye nga presidenti në kuvend. Veprim i drejtë.

Një mundësi e re për kryeministrin, që të rikuperojë diçka nga turpi i madh i tij i lënë rrugës.

Sepse paturpësia pa kufi është neveri dhe kryeministri është shembull i kësaj.

Sot favorizon lojërat e fatit, por lexoni çfarë thoshte po ky kryeministër në 25 tetor 2013 kur filloi operacioni “Fundi i Marrëzisë” kundër lojërave të fatit:

“Askush dhe për asnjë arsye nuk do të mundet dot ta ndalë këtë nismë që nuk është aksion, as sezon, po nismë që do të quhet e kryer kur vendi dhe shqiptarët nuk do të lënë më asnjë qindarkë në kumar. Ky nuk mund të jetë as legalisht aktivitet i së ardhmes së vendit. E ardhmja e vendit nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me bixhozin”.

Këto thoshte kryeministri kur bënte sikur mbyllte lojërat e fatit, sepse qëllimi ishte krejt tjetër dhe pikërisht zgjerimi i tyre dhe grumbullimi në pak duar.

Kryeministër më hipokrit dhe të kapur s’keni për të parë më kurrë.

Problem është edhe për ata që i ka zënë halli apo qejfi të bëjnë avokatin e tij, sepse ky për shkak të parave bën të kundërtën e asaj, që thotë dhe i lë në mes të rrugës dhe këtyre u duhet të ripërtypin dënglat e parimeve që kane shitur.