TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fred dhe Lesley Higgins, nga Britania e Madhe, fituan plot 58 milionë paund në llotarinë "Euromillions". Fillimisht bileta ishte grisur nga shitësi në dyqan, sepse ai kishte thënë se bilea nuk ishte fituese. Por kompjuteri dha sinjal se ata duhet të kontaktonin kompaninë që organizonte këtë llotari.
"Unë ia dhashë biletën një djali të ri shitës dhe ai e vendosi tek kompjuteri. Më tha se nuk kisha fituar dhe e grisi biletën. Më pas e hodhi në kosh. Por në atë moment kompjuteri dha një sinjal ku thuhej se unë duhet të kontaktoja kompaninë" shprehet Higgins.
Zoti Higgins e mori biletën nga koshi i plehrave dhe u largua për në shtëpi. Ai kontrolloi sërish numrat dhe zbuloi se ishte fitues i llotarisë me shumën 57,975,367 paund.
Çifti i të moshuarve blinin shpesh bileta, por nuk e kishin menduar se një ditë do të fitonin.
/TPZ.AL/
