TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Zejmen të Lezhës.
Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Albert Hasani, aktualisht emigrant në Belgjikë. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Nga hetimet e policisë mësohet se një sasi lënde plasëse është vendosur në banesën e Hasanit, e cila ka shpërthyer mëngjesin e sotëm duke shkaktuar panik tek fqinjët e banorët e fshatit Zejmen. Nuk dihet ende motivi i kësaj ngjarjeje, ndërsa policia e Lezhës po heton për identifikimin e autorëve.