TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Misteri i trekëndëshit të Bermudës, ka shkaktuar shumë teaori konspirative. Por, ekspertët thonë se dukuritë natyrore e shpjegojnë arsyen e këtyre tragjedive dhe se spekulimet për veprimtari mbinatyrore nuk kanë bazë.
Ekspertët thonë se zhdukjet e shumta mund të jenë shkaktuar prej dallgëve të larta deri në 30 metra. Ky rajon famëkeq që shtrihet mes Floridës, Porto Rikos dhe Bermudës, ka mbytur dhjetra anije dhe avionë vetëm në shekullin e fundit.
Sipas Administratës Kombëtare të Oqeaneve (NOAA) këto dallgë janë 2 herë më të larta se dallgët e tjera, shpesh të papritura dhe vijnë nga drejtime të ndryshme.
Dr. Simon Boxall, shkencëtar i oqeaneve thotë se në këtë zonë të Atlantikut përplasen 3 stuhi nga drejtime të ndryshme duke krijuar kushte perfekte për këto valë gjigande. Shkencëtarët ndërtuan një model të anijes USS Cyclops e cila u zhduk në vitin 1918 me 300 vetë në bord.
Për shkak të madhësisë dhe peshës së saj, nuk kaloi shumë para se modeli të përmbytej gjatë simulimit. USS Cyclops transportonte qymyr për furnizimin e anijeve Amerikane gjatë Luftës së Parë Botërore dhe ishte rrugës për në Baltimore kur u zhduk në vitin 1918.
Cfarë është trekëndëshi i Bermudës?
Trekëndëshi i Bermudës është një zonë e oqeanit Atlantik e kufizuar nga Majami, Bermuda dhe Porto Riko, ku dhjetra anije dhe avionë janë zhdukur në rrethana të pashpjeguara. Edhe pse shumë teori janë propozuar për këtë zonë, asnjë prej tyre nuk provon ekzistencën e forcave mbinatyrore sic mendohet rëndomë.
Ekspertët në Universitetin e Southampton mendojnë se misteri shpjegohet lehtë me fenomenin natyror të njohur si "dallgët e gënjeshtërta" Dallgët e gënjeshtërta janë dallgë jashtëzakonisht të forta dhe të rrezikshme. Ato mund të arrijne lartësi prej 30 metrash.
Burimi : Daily Mail
/TPZ.AL/
