TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës dy drejtuesit teknikë të arrestuar pas ngjarjes së kësaj të premte në Tiranë, ku shembja e një skele u shkaktoi vdekjen dy punëtorëve dhe la të plagosur tre të tjerë.
“Arrest me burg” vendosi gjykata për inxhinierin e firmës së skelës “Syla”, Ilir Bendo, i cili deklaroi se nuk ka qenë i pranishëm në momentin e ngjarjes dhe se në kontratë e ka të përcaktuar se merr pjesë vetëm në montimin e skelës.
Ndërkohë “arrest shtëpie” për Xhimi Tarushin, me detyrë drejtues teknik i punimeve në firmën “Xhimi”.
Avokati mbrojtës kërkoi masë më të butë sigurie, duke deklaruar se skela ishte montuar prej 40 ditësh.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e Petrit Sylës, me detyrë administrator i firmës skela “Syla”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”