TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, është i pranishëm në protestën që po organizohet nga PD përpara Prefekturës, pasi nuk do të lejojnë që të zhvillohet mbledhja e konstituimit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës.
Spahia deklaroi se nuk do të pajtohen me këtë mbledhje dhe kërkoi reflektim nga ana e Partisë Socialiste.
“PS sot të reflektonte, nuk pajtohemi, protestat do të vazhdojnë. 5 përqindëshi nuk përfaqëson interesin e qytetarëve”, ka deklaruar Bardhi.
PD më herët ka bërë akuza ndaj të zgjedhurit vendor, Valdrin Pjetrit, i cili u tërhoq nga marrja e detyrës.
Prefekti i Shkodrës pavarësisht këtyre ka thirrur mbledhjen dhe kërkon njohjen e mandatit të ri të kryetarit të bashkisë.