TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur që në orën 11 të ditës së sotme mbledhja e Këshillit Bashkiak në Shkodër, në ambientet e bibliotekës së Universitetit Luigj Gurakuqi, ku po konstituohen këshilltarët e rinj.
Ndërkohë përfaqësues të Partisë Demokratike, ashtu siç kishin paralajmëruar po zhvillojnë një protestë jashtë ambienteve të Bibliotekës, e cila është blinduar nga forca të shumta të policisë.
Në mbledhje është vënë re prania e demokrates Greta Bardelli, kryetare e Këshillit të Qarku Shkodër.
Siç raportohet, demokratja Bardelli është për të vëzhguar mbledhjen dhe për të dokumentuar parregullsitë.
Bardelli ka reaguar ashpër në sallë duke u shprehur se mbledhja është antikushtetuese dhe ilegjitime.
Mbledhja po drejtohet nga prefekti i Shkodrës Çesk Millja, pasi sekretari i Këshillit të mëparshëm Suel Hidri nuk e ka marrë për sipër që të drejtojë mbledhjen, për arsye politike.