TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë nisur përplasjet mes policisë dhe protestuesve të Partisë Demokratike në Shkodër.
Mbështetësit e PD duan të hyjnë brenda ambienteve të universitetit, aty ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit dhe konstituimi i këtij këshilli.
Ata duan të hyjnë brenda, ndërkohë që në gatishmëri janë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të mos lejuar çarjen e kordonit.
Ata protestojnë kundër krijimit të këshillit të ri bashkiak të dalë nga votimet njëpartiake të 30 qershorit, ndërsa kryebashkiaku i zgjedhur Valdrin Pjetri u tërhoq.
Ish-deputeti i PD-se Bardh Spahia tha se është një përgjigje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Shkodrës ndaj farsës.
“Është një përgjigje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Shkodrës ndaj kësaj farse të madhe që ka filluar më 30 qershor me ato votime pa të drejtë zgjedhje që iu imponuar qytetarëve”, deklaroi Spahia.
Sa i përket aksionit të mëtejshëm, ish-deputeti theksoi se do jenë qytetarët ata që do e përcaktojnë axhendën.
Ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar ambientet e bibliotekës ku po zhvillohet mbledhja për konstituimin e këshillit të ri bashkiak.
