TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktiviteti organizuar nga Autoriteti i Dosjeve në kujtim të të përndjekurve politikë në Lushnjë u shoqërua me debate dhe incidente ditën e djeshme.
Një pjesë e të pranishmëve dhe e familjeve të ish-të internuarve ishin të pakënaqur me faktin që emrat e tyre nuk u përmendën nga kryetarja e autoritetit të dosjeve. Ndërsa të tjerë kërkuan largimin e Bashkim Finos nga salla.
Më pas familjarët e disa prej të internuarve braktisën aktivitetit, ndërsa drejtuesja e autoritetit të Dosjeve tha se institucioni që drejton është apolitik.
Deputeti Fino tha se prania e tij në sallë ishte në respekt të atyre që vuajtën në internime apo burgjet e komunizmit.
“Pse je ti këtu, ti je i Partisë Socialiste. Ti nuk ke të drejtë të flasësh. Nuk ke të drejtë të jesh këtu”, unë jam rritur rrugëve të Italisë dhe na e keni borxh”, tha një përfaqësues i të përndjekurve në sallë.
“Bashkim Fino nuk duhet të ishte sot këtu”, u shpreh një tjetër.
Mirëpo, Fino u është përgjigjur se ai nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë dhe se ai ishte i pranishëm për të vlerësuar sakrificën e tyre dhe për ti mbështetur.
“Po unë ç’lidhje kam me këto që thua ti. Prezenca jonë këtu është për të vlerësuar dhe aspak për të denigruar.
Prezenca e kryetarit të bashkisë së Lushnjës dhe e imja si deputet i qytetit është në funksion të vuajtjeve që kanë kaluar këta të persekutuar”, tha Fino.