TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Voltana Ademi nuk ka dalë për asnjë moment nga zyra e saj në Bashkinë Shkodër. Prej andej ajo ka ndjekur të gjitha zhvillimet, ku mësoi se është konstituar dhe Këshilli i ri Bashkiak.
Pas mbarimit të mbledhjes dhe përplasjeve në rrugë mes militantëve të PD dhe Policisë, në zyrën e Ademit ka mbërritur Gazment Bardhi.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka shkuar në zyrën Ademit dhe ka zhvilluar një takim kokë më kokë me të.
Bardhi para takimit me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademit dha një prononcim për mediat ku tha se sot protestuan qytetarët.
“Protesta është një protestë qytetare, nuk është një protestë politike. Ajo që patë atje ishte një cirk i paligjshëm i një qeverie të paligjshme, që ka grabitur me krimin pushtetin qendror, sot tentoi të grabiste, po me krimin, pushtetin vendor.
Në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë nuk kanë për ta gëzuar asnjë ditë.”, u shpreh ai.