TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat greke kanë publikuar pamjet e momenteve ku duket një shqiptar i cili ka grabitur një dyqan teksa brenda tij ishin punonjësit edhe klientët, të cilët i ka kërcënuar me armën që kishte me vete.
I pajisur me kapuç në kokë dhe me doreza, ky person duket teksa hyn i qetë në dyqan dhe i kërkon paratë punonjëses në arkë.
Atij i është dashur vetëm një minutë kohë për të realizuar qëllimin.
Pas grabitjes, ai u arrit të identifikohej shpejt dhe u arrestua nga policia greke.
Sipas mediave, ai ka thënë në polici së ka grabitur për të mbajtur familjen.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në Gerakas të Athinës.