AKTUALITET, 12 Maj 2018, 17:36

FOTO/ Brisi i Tatimeve vishet me rroba indiane

U bë e famshme sapo u emërua Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve në vitin 2013. Briseida Shehaj zinte shpesh faqet e shtypit rozë, emisionet humoristike, por më së shumti titujt e portaleve.

Pas largimit nga kjo detyrë, Brisi shfaqet më e lirshme në daljet me mikeshat e saj. Me disa të tilla është parë edhe në një ceremoni të organizuar këtë javë në kryeqytet, me motive indiane.

Shehaj, tashmë Kryetare e Task-Forcës për Pronat e Bregdetit duket se e ka shijuar këtë aktivitet e veshur me motive tradicionale indiane. Nëse do ta kishim pyetur Brisin, me siguri do të përgjigjej: “E ku qëndron problemi këtu?”