TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit të Partisë Socialiste Durim Hushi, djali i tij ka postuar një mesazh prekës dedikuar babait të ndier. Xhet Hushi shkruan se se trupi i pajetë i të atit, ish-deputetit, do të sillet nesër në atdhe, ndërkohë që homazhet dhe ceremonia do të zhvillohen ditën e premte.
Djali i ish-deputetit socialist, Durim Hushi, që u nda nga jeta gjashtë ditë më parë, në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë njofton gjithë miqtë dhe të njohurit për detajet e ceremonisë mortore.
Postim i te birit:
Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe fjalët e ngrohta në këto momente të vështira.
Ju njoftoj se ne kthehemi nesër (të enjten) nga aeroporti i Rinasit dhe kthejmë babin për herë të fundit në shtëpi në Tiranë. Të premten do të kryhen homazhet në Teatrin Skampa në Elbasan në orën 09:00-12:00 dhe më pas zhvillohet ceremonia mortore në varrezat e Elbasanit.
Faleminderit
***
Hushi ka qenë deputet i Partisë Socialiste, i zgjedhur në qarkun e Elbasanit dhe Perfekt i Elbasanit.
Veprimtaria profesionale.
Hushi është diplomuar në degën Elektroenergjetikë në Fakultetin e Inxhinierisë, në Universitetin e Tiranës, në vitin 1975.
Gjatë viteve 1975-1984: ai ka punuar si Inxhinier në Kombinatin Metalurgjik, Elbasan. Gjatë viteve 1984-1990, si Drejtor i Uzinës Energjetike, Elbasan. Ndërsa gjatë periudhës 1990-1997 si inxhinier në Kombinatin Metalurgjik.
Veprimtaria politike:
Në vitin 1992, ka qenë kandidat i PS-së për Kryetar Bashkie në Elbasan. Në Maj 1996, ka qenë kandidat i PS-së për deputet.
Gjatë viteve 1997-2001, ka shërbyer si Prefekt i Qarkut të Elbasanit, ndërsa nga viti 2001 deri në 2005 si deputet në Elbasan.