TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi gjatë mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit për vettingun në politikë akuzoi qeverinë se politikanë të lidhur me krimin i kanë hapur derën influencës kriminale.
Më tej Bylykbashi akuzoi kryeministrin Rama se i ka hapur derën kriminelëve dhe pasi ligji i dekriminalizimit e pengoi duke larguar 333 zyrtarë kreu i qeverisë, tha Bylykbashi ndryshoi mekanizëm, duke i sjellë në parlament politikanë të lidhur me krimin apo që janë përfaqësues të tyre.
Deklarata e plotë:
Qëllimi i këtij propozimi bëhet për mirëfunksionimin demokratik të Kuvendit,synohet mbrojtja e institucioneve nga infiltrimi i interesave kriminale Propozimi ynë është fare i thjeshtë: veting me të njejtin formulim ligjor si për prokurorët, gjykatësit dhe policët. Trajtim special per politikanet nuk mund te kete më! Ky shtet do mesojë ti trajtojë te gjithe njesoj: si policin e thjeshte, si ministrin e brendshem! Ky eshte parimi qe kemi ne kushtetute! Ky eshte parimi i Europes ku duam te bejme pjese!
Ajo që ne kemi propozuar është amendimi i Kushtetutës për të sanksionuar vetingun politik. Pastaj duhet një ligj për të përcaktuar detajet si do realizohet vetingu. Me miratimin e amendimit kushtetues ne do i paraqesim Kuvendit propozimin tonë ligjor si do bëhet vetingu.
Vettingu është i plotë i thellë e nuk lë ekuivokë. Do të jetë proces krejtësisht i pavarur dhe i palidhur nga procesi i vetingut në drejtësi. Sot janë më shumë se 300 zyrtarë të lartë që janë larguar nga modeli i pastrimit. Do të kryhet nga një strukturë e pavarur nga politika, sepse deputetë ministra do të jenë subjekt i verifikimit. TPZ.AL