AKTUALITET, 26 Shtator 2018, 13:33

Nxënësit nuk shkojnë dot në shkollë, shembet ura e Karicës

Nxënësit nuk shkojnë dot në shkollë, shembet ura e

Ura e Karicës që lidh fashtin Fushë-Baz me Karicë në Bashkinë e Matit është shkatërruar plotësisht. Kjo ka izoluar banorët e kësaj zone, nxënësit nuk mund të shkojnë në shkollë.

Shembja e urës ka krijuar vështirësi për mësuesit dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare të Karicës. Nxënësit thonë se e kanë të pamundur të shkojnë në shkollë kur ka reshje shirash.

Banorët kanë apeluar për ndihmë, ndërtimin e një ure të re e cila të mundësoj lëvizjen pa problem. TPZ.AL