AKTUALITET, 26 Shtator 2018, 12:06

Ministrja Gjonaj shkarkon live Drejtoreshën dhe punonjësen e Hipotekës

Ministrja Gjonaj shkarkon live Drejtoreshën dhe punonjësen e

Pas arrestimit të disa punonjësve të Hipotekës Shkodër përfshirë edhe juristin e këtij institucioni, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka shkarkuar live drejtoreshën Zamira Leka.

Përveç drejtoreshës së Hipotekës është shkarkuar dhe një punonjëseje në këtë institucion Frida Marashi.

Të arrestuarit akuzohen për korrupsion, ata i morën rryshfet 6 mijë euro një qytetari me qëllim përshpejtimin e dokumentacionit.

Shkarkimin e drejtoreshës së Hipotekës Shkodër, Zamira Leka u njoftua nga Gjonaj gjatë një konference për mediat. TPZ.AL