TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se qeveria do të ofroi bonuse për bebet, ka ardhur reagimi i Partisë Demikratike përmes deputetes Jorida Tabaku.
Deputetja e PD thotë se bonusi i bebeve nuk i zgjidh problemet në Shqipëri, e cila renditet mes vendeve afrikane për largimin e banorëve.
“Sot shefi i qeverisë deklaroi se shqiptarët ikin sepse ende nuk jemi anëtarë të BE-së dhe nuk kemi akses në tregun e lirë të punës.”-Shkruan deputetja në Facebook.
Postimi i Tabakut:
Njerëzit sot po largohen nga Shqipëria prej korrupsionit, krimit dhe babëzisë së Ramës me shokë. Prandaj 7 banorë në 1000 banorë kërkojnë azil, Shqipëria renditet mes vendeve afrikane. Bonusi i bebeve nuk zgjidh këtë situate. Fund bashkëqeverisjes me krimin.
Vetting i politikaneve dhe çlirim i ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia.
Deklarata e Edi Ramës:
Së pari cështja e atyre që dalin ikin vijnë është cështje e kohës dhe e lirisë. E lirisë për të lëvizur, nuk jemi më bunkeri i Enver Hoxhës jemi një vend i lirë dhe njerëzit kanë lirinë e lëvizjes, nëse shqiptarët kërkojnë azil politik, kjo ndodh vetëm për një arsye, sepse ende nuk jemi anëtarë të BE-sëdhe nuk kemi akses në tregun e lirë të punës.
Po sa për ikjet në numër, po them vetëm kaq që nga Kroacia, një vend më i zhvilluar, anëtar i BE kanë ikur në një vit më shumë se sa nga Shqipëria. Shifrat e ikjeve janë propaganda, ikën 500 mijë, 1 milionë, 200 milionë, janë propagandë në këto vite.
Kanë ikur më shumë se kanë ardhur. Vijnë dhe ikin, ikin dhe vijnë kjo është koha në të cilën jetojmë, njerëzve s ka fuqi në tokë t’ja u bëjë Shqipërinë Gjermani.
Ajo që na takon është të shohim përpara. Nuk mjafton e sotmja për të konkuruar askënd, por nesër po sepse sot po i bëjmë reformat e munguara.TPZ.AL