AKTUALITET, 26 Shtator 2018, 12:41

Vettingu në politikë, PD: Të mbyllet brenda javës, debati Alibeaj-Ruçi

Vettingu në politikë, PD: Të mbyllet brenda javës, debati

Këshilli i Legjislacioni dhe Komisioni i Ligjeve kanë nisur sot shqyrtimin e nismës kushtetuese të propozuar nga opozita për të nisur vettingun e politikanëve.

Mbledhja është drejtuar nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, nuk kanë munguar as debatet midis mazhorancës dhe opozitës, deputeti Enkelkejd Alibeaj ngriti dyshimet se mazhoranca nuk dëshiron të nisi vetingu në politikë.

Debati:

Enkelejd Alibeaj: Ju keni një projekt kalendar të mbledhjeve të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit.

vetëm pas presionit të opozitës ju e shfaqet në faqen e kuvendit dhe pse kishit detyrimin ta shfaqnit në momentin që u depozitua. Kam përshtypjen se kjo zgjatje që ju e keni parashikuar nuk është gjë tjetër veçse zbatimi i planit tuaj për ta futur në kalendat greke.

Neni 77 i rregullores pika 1 përcakton dy gjëra: Përcaktimi i relatorëve dhe përcaktimi i ekspertëve. Duke qenë një çështje e njohur dhe e debatuar edhe nga publiku shqiptar, afati që duhet vendosur për ta mbyllur procedurën në këtë parlament duhet të mos jetë më tepër se një javë. Një javë nga fillimi i kësaj mbledhje. Kjo do ishte në respekt të kushtetutës. E konsideroj një akt rutinë dhe uroj të mos jetë strategji për ta futur në kalendat greke.

Gramoz Ruçi: Me vjen keq, vajtët në pikën e fundit të rendit të ditës. Fillojmë me prezantimin e nismës. Jam konsultuar me kreun e komisionit të ligjeve dhe këshillit të legjislacionit. Ky është një projekt, nëse do qëndrojë kështu është ekskluzivitet i kësaj mbledhje. Ju lutem të ndjekim rendin e ditës, do shkojmë dhe tek kalendari.

Tek publikimi, është zbatuar rregullorja e Kuvendit dhe Kushtetuta. Ju kam ndjekur, ndërkohë që njoftova kuvendin ishte shpërndarë tek tavolinat e deputetëve dhe publikuar në faqen e internetit. Ju erdhët me 15 minuta me vonesë.

Kryetari i Kuvendit ia shpërndan deputetëve në seancën e parë dhe e publikon në faqen e internetit.

Oerd Bylykbashi: Kolegë prezentë në këtë mbledhje. Ju keni këtë propozim për amendamente kushtetuese, në lidhje me vettingun e politikanëve, në lidhje me marrëdhëniet e tyre me krimin, lidhjet e tyre me krimin, një amendament që propozohet për të bërë shkëputjen e plotë dhe përfundimtare të politikës dhe institucioneve nga krimi. Synon mbrojtjen e institucioneve publike.

Kjo është mbledhja e parë e përbashkët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut si dhe e Këshillit për Legjislacionin, për të filluar me procedurën për shqyrtimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nismë e propozuar nga 35 deputetë të grupeve parlamentare PD, LSI dhe PR.”

Opozita beson se duhet zbatimi i vettingut dhe masa e kontrollit të figurës edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë.

Nisma sipas demokratëve synon të dekriminalizojë plotësisht qeverisjes dhe politikën, të luftojë me tolerancë zero korrupsionin dhe krimin të ndalojë aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale si edhe të pastrojë nga rradhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar. TPZ.AL