AKTUALITET, 26 Shtator 2018, 13:16

Vetting në politikë, PS: Të dërgohet në “Venecia”. PD: Mos e fusni në kalendat greke

Vetting në politikë, PS: Të dërgohet në

Gjatë mbledhjes në Këshillin e Legjislacionit Partia Demokratike ka kërkuar që procesi i ndryshimeve kushtetuese për vettingun në politikë të mbyllet brenda një jave ndërsa maxhoranca ka kërkuar që amendamentet t’i dërgohen për opinion Komisionit të Venecias.

Në fund Këshilli ad hoc i mbledhur enkas për këtë vendosi me shumicë votash të pranojë propozimin e maxhorancës.

Debati:

Alibeaj: Të behet brenda javës

Ruçi: Do mblidhen ekspertët, do iu lihet kohë atyre, do i dëgjojmë.

Alibeaj: Kërkohet shpejtësia sepse…

Ruçi: Do vish atje dhe do të jap fjalën të flasësh për kalendarin.

Manja: Jemi deputetë dhe sigurisht kemi të drejtën e votës edhe për të vendosur për rishikimin e kushtetutës por nuk kemi monopolin të shkelim rregulloren dhe kushtetutën për ndryshime kushtetues. Kërkojmë zbatimin e nenit 77 të rregullores. Ne propozojmë si relatore në këtë projekt kushtetues Vasilika Hysin.

PS ekspertët: Artur Metani dhe Gledis Llatja

PD: Gazmend Bardhi

Manja: Kur bëhet fjalë për ekspertët konstitucionalistë ne si deputetë të shumicës e konsiderojmë të rëndësishëm marrjen e mendimeve vendas por edhe një opinioni miqësor nga Komisioni i Venecias, kjo edhe si traditë e konsoliduar e Kuvendit.

Alibeaj: E nxorët fytyrën. Doni ta shtyni në kalendat greke. Thotë zotëria kërkojmë ekspertë. Pse keni frikë nga barazia e ligjit dhe e deputetëve.

Zoti Ruçi vendos rregull. Jemi në pikën të parashikuar nga neni 77 i rregullores. Vendosim shpejtësinë me të cilën do duhet të ecim. Pika 3 e thotë qartë do vendosim ne mënyrën e diskutimit dhe të njohjes së këtij amendamenti me publikun. Kjo e përcakton shpejtësinë me të cilën duhet të ecim. TPZ.AL