AKTUALITET, 26 Shtator 2018, 13:37

Bllokohet “Ura e Leklit” në Përmet, shkak rrëzimi i pemëve

Bllokohet “Ura e Leklit” në Përmet, shkak rrëzimi i

Rrëzimi i disa pemëve gjatë natës së djeshme ka bllokuar aksin “Ura e Leklit” në Përmet. Autoriteti Rrugor dhe Policia e Shtetit po punojnë për zhbllokimin dhe largimin e pemëve të rëna.

Sakaq, problem të tjera janë shfaqur edhe tek linja 100 kv e tensionit të lartë, e cila furnizon me energji elektrike zonat përreth.

Dyshohet se shkak i rënies së pemëve në rrugë është bërë moti me erë gjatë natës së kaluar. Aktualisht, rruga funksionon vetëm me një sens dhe kjo ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.