AKTUALITET, 27 Nëntor 2019, 09:21

Vazhdojnë kërkimet në shtëpinë e familjes Lala në Durrës, kontrolle për gjetjen e dy vajzave binjake

Vazhdojnë kërkimet në shtëpinë e familjes Lala në


Vijojnë kërkimet për gjetjen e anëtarëve të tjerë të familjes Lala në Kënetë të Durrësit.

Deri tani janë bërë kontrolle në katin e katërt dhe të tretë. Aktualisht po bëhen kontrolle në katin e dytë ku dyshohet se janë binjaket 3-vjeçare të familjes Lala.

Dionis e Dionisa Lala, janë dy binjaket e kësaj familjeje, më e prekura nga tërmeti në Durrës. Ndërkohë që dyshohet se janë ende 6 anëtarë nën rrënoja.

Ramë Lala, rreth 17 vjeç, pjesëtar i familjes Lala, ka arritur të shpëtojë. Ai u nxor dje nga rrënojat dhe ishte relativisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë që motra e tij Griselda Lala ndodhet ende nën rrënoja.