TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, që goditi mëngjesin e sotëm vendin tonë, ka lënë pasoja shkatërruese. Dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur. Tërmeti ka patur pasoja tragjike në Thumanë dhe në Durrës.
Ekipet e shpëtimit vijojnë të jenë në terren dhe mendohet se ende ka persona që gjenden nën rrënoja.
Në këto orë të vështira për Shqipërinë, ka patur mjaft solidaritet nga fqinjët dhe shtete të tjera, me ekipe të specializuara që kanë asistuar në terren dhe vlera monetare për të ndihmuar të prekurit nga kjo tragjedi.
Veçanërisht ndihma dhe solidariteti ka qenë i jashtëzakonshëm nga shteti i Kosovës dhe qytetarët kosovarë.
Qeveria e Republikës së Shqipërisë e ka shpallur datën 27 nëntor, ditë zie kombëtare dhe kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të shpallë gjendjen e emergjencës.
Historitë e personave që kanë pësuar një fat tragjik, janë vërtet të rënda. Një nga rastet e cituara gjerësisht në mediat ndërkombëtare, është ai i një gjysheje në Thumanë, e cila humbi jetën duke mbrojtur nipin e saj, që u shpëtua dhe u nxorr i gjallë nga rrënojat.
/TPZ.al/
