TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se refuzon të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak se nuk do të dëmshpërblejë qytetarët.
Vasili ka postuar nenet e ligjit e vitit 2019, që spas tij flet për të drejtën e kompensimit në rast të dëmëve, por kjo sipas tij vetëm në rastet kur shpallet fatkeqësia natyrore apo gjendja e jashtëzakonshme.
Postimi
“Edi Rama refuzon gjendjen e fatkeqesise natyrore, qe te mos demshperbleje qytetaret!
Gjendja e fatkeqesise natyrore eshte fakt tragjik, shume shume i rende dhe i padiskutueshem.
Ligji i miratuar vetem tre muaj me pare Nr.45 date 18.07 i Vitit 2019 percakton detyrimin e rikompensimit dhe te shpalljes se gjendjes se fatkeqesise natyrore.
Neni 41 percakton detyrimin e kompensimit ndaj Kryeministri nuk shpall gjendjen e fatkeqesise natyrore.
Lexojeni vete te nderuar qytetare dhe perfaqesues te medias nenet e miratuara nga po vete kryeministri tre muaj me pare”, thekson Vasili.