AKTUALITET, 27 Nëntor 2019, 08:37

Tragjike/ Shkon në 27 numri i viktimave, nxirren të pajetë nga gërmadhat babë e bir

Tragjike/ Shkon në 27 numri i viktimave, nxirren të pajetë nga


Shkon në 27 numri i viktimave nga tërmeti i djeshëm. Nxirren të pajetë nga rrënojat në Thumanë dy persona, babë e bir. Mësohet se kanë humbur jetën Keli Çupi dhe babai i tij. Hajredin Çupi. Mësohet se Keli Çupi ishte kthyer nga Anglia vetëm dy ditë më parë por fati nuk e ndoqi në vendin mëmë.

27 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët.

Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar.

Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.