AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 23:12

Humbi jetën në spital pas të bijës, kush është 30-vjeçarja, vite më parë kishte humbur edhe bashkëshortin

Rreth 14 orë pas rënies së tërmetit, një grua është nxjerr e gjallë nga rrënojat e një pallati 6-katësh në Durrës.

Diana Meçaj Karanxha, 30 vjeçe është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore por nuk ka arritur të mbijetojë. Ndërkohë kujtojmë vajza e saj 8-vjeçe u nxorr e pajetë nga rrënojat e pallatit 6 katësh në Durrës.

Gjithashtu, mësohet se pak vite më parë bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë gjithashtu si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

“Pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Rreth dy orë më parë, Renea nxorri edhe vajzen e saj të mitur 8-vjeçare e cila kishte humbur jetën”, njoftonte Policia më herët.